A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Tringa Kay
  • Vendlindja:
  •  
  • Mosha:
  • 22 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 4 Gusht 1997
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♌ Luani
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  36
Këndon kryesisht: pop

Tringa Kay është këngëtare e njohur. Tringa Kay është emri i artistes më të re në skenën muzikore shqiptare. Këngëtarja nga Prishtina është bërë anëtare e njërës nga kompanitë më të mëdha muzikore në vend, Black Fish Entertainment.

Më datë 28 Maj 2016, Tringa Kay publikon videoklipin "Your Love", në bashkëpunim me Fajt. Bashkëpunimi i femrës së re super seksi të estradës, Tringa, në bashkëpunim me reperin e njohur G Fighter a.k.a Fajt, është i punuar nga Black Fish Entertainment, me producent Genc Prelvukajn. Edhe video është realizuar nga kompania Black Fish. Tringa shfaqet tejet seksi në këtë videoklip, një paralajmërim ky i ditur për të kur është raportuar më parë se ajo po vjen stuhishëm në skenën muzikore.

Më datë 5 Mars 2017, Tringa Kay publikon videoklipin "I Huaj".

Më datë 18 Tetor 2018, Tringa Kay publikon videoklipin "Tradhtar Je Ti". Muzika e këngës u punua nga Ardian Kastrati, Kreshnik Avdiu, teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati. Videoklipi u prodhua nga XL Films.

Më datë 4 Prill 2019, Tringa Kay publikon videoklipin "Lek Bojna Na", në bashkëpunim me Dakillën. Muzika e këngës u punua nga Ardian Kastrati, teksti u shkrua nga Da Killa & Tringa Kay, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati. Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Instagrami

Zyrtar

Profili

Snapchat

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera