A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Audio

Video Link

Sidrit Bejleri - Zemer


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

15/02/2012

2012-02-15T19:04:29

Këngë e albumit:

"Shend E Vere"


Muzika: Sidrit Bejleri, Shpëtim Saraçi
Teksti: Sokol Marsi

Më erdhe nëpër natë si hënë krejt e vetmuar
"Eklips" që ndodh veç rrallë në shpirt më le
S'gjeja dot asnjë fjalë i mbytur mes një ëndrre
Heshtur rrëmbeva puthjen një fjalë s'më the

Rrëmbeva atë çast thesarin që më fshihje
U zhyta me një dallgë në një det të thellë
Kërkoja një fanar po mbytesha pas teje
Dhe natës në errësirë ti m'u bëre diell

Zemër, me ty jam në çdo çast
S'dua kurrë të të humbas
Ti o zemër shpirt je për mua

Se ti je zemër, brenda teje trokas
Si i marrë të thërras
Të them zemër sa shumë të dua

Në gjirin ndezur flakë e etur digjet buza
Të ndjej si një tik-tak… ah sa të ndjej
U trete pak nga pak, në trupin tim të humba
M'u shkrive ti në gjak… e jemi një

S'matëm dite as natë, botës ishim lart
Ishim të mërguar, kaq pranë, të dy sa larg…


Ky tekst u dërgua nga  ShendEVere




Më Shumë...