A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Official Video

Video Link

Sidrit Bejleri - Ne Prag Te Deres


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  32

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

18/02/2010

2010-02-18T01:42:30

Muzika & Teksti:

Sidrit Bejleri

Këngë e albumit:

"Kenge Qytetare Shkodrane"

Këngë e albumit:

"Perla Qytetare"

Këngë e albumit:

"Shend E Vere"

Pjesëmarrëse në

Netët E Klipit Shqiptar 9


Në prag të derës me gurët që kanë dremit
Në mes t'oborrit ku ti mungon përsri
Mes lulesh borë mes sharmasheksh t'kujtoj un ty
Edhe vetmia më bahet ma e randë

Ktu lamë të qamet e qeshjet e rinisë
Puthjet poshtë kumbulls, përgjimet e kojshisë
Sa herë dritaren e dhomës tande rrugës shikoj
Ku do t'kesh lan edhe ofshamet e dashnisë

O lumtuni, ku ju kam o gëzime t'mija
Kthej kryet mbrapa e du m'u kthye te ju
Sa e pafund ishte rinia
Kur n'shpirt vlonte dashnija
O erë ti merrmi vitet n'krahët e tuj

Sa herë me mend ty dorën ta shtrëngoj
Se dhe zbraztinë kjo zemër e njef mirë
Isha i ri e andrrat më thanë shpejt me ikë
Kurrë s'kam mendu... eh pra, erdhi njikjo ditë

Kur ishim bashkë e kishe t'kandshmen erë
Rri e kujtoj e malli asht tuj m'bjerrë
E tash ti shkon në rrugët me prandverë, plot dritë
Pa e çue ndër mend se jam diku, vetëm tuj t'pritë


Ky tekst u dërgua nga  ShendEVere




Më Shumë...