A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Thoshin Zanat

Thanë për kohën
Në Trojë
Çdo gjë vdiq si mes zjarrit

Atë ditë
Vetëm dashuria mbijetoi
Te pragu i qëndresës besë

Thoshin buzët e sytë
Ishte dashuria mes tymit që puthte qiellin
U shndërrua në Afërditë
Tek kepi i lumturisë bashkë me diellin

U ringjallë edhe kulla e plisit
Tek kodra Abutit
Si zanat e luleve jetë të fisit

Nga gjumi i harresës
E zgjuan hirin e dashurisë
Me urtësi nuri shndriti kujtesa

Për krenari
Të lahutës që këndon plagë
Mbi tokën e tokës nëpër gjak
Si himn lavdie
Mes jetëve me boj dashurie

- poezi nga Remzije Zekolli


Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2019