A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Bulevardi I Vlores (Pjesa E Dyte)

Bulevardi i Vlores
I gjate e i gjere
Plot me gjelberim
Shtruar me mermer

Shkojn zonja, zotrinj
Pasanik errokfeler
Bosa kapadainj
Te varfer e te mjere

Shkojne djemte e Vlores
Rrepe, kavaljer
Te fjales te beses
Dashnor e partner

Cuplinat mbi taka
Me floket e prera
I hoqen fustanet
Veshen pantallone te shqyera

Dalin turtulleshat
Flutrat kraheshkruar
Neper trotuare
Me celular ne duar

Pleqte me borsalina
Prijesa, gjeneral
Kane bere heroizma
Kane luftuar me palle

Hoxhe e prifterinj
Baballare e dervishler
Mashtues te hovajit
Hajdut, kusar etj

Shkojne pleq e plaka
Te thare e te nxire
Jeta i perplasi
Pa nje cik meshire

Shkon tosku e mosku
Dreqi me te bir
Zonjazit me kone
Lidhur me zinxhir

Bulevardi i Vlores
Plot me kalimtar
Me trafik te ngjeshur
Ne unison qyetar e fshatar

- poezi nga Qani Seferaj


- Poezia u dërgua nga Qani Seferaj -

Nuk ka akoma asnjë votë