A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shkollën

Shkolla

Ne shkollen e fshatit
Per cdo 1 Shtator
Dielli lind i cilter
I qeshur gazmor

Shkolla i hap dyert
Nen flladin mengjesor
Pret e percjell
Nxenes e auditor

Ne oborr te shkolles
Ka plot gjalleri
Nxenes e mesues
Jane ne harmoni

Zilja jep sinjalin
O sa bukuri
Nxenesit ngjisin shkallet
Fillon vit i ri

Ne shkollen e fshatit
Nxenes e femije
Nisin te mesojne
Te marin dituri

- poezi nga Qani Seferaj


- Poezia u dërgua nga Qani Seferaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  2