A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Personazhe Të Njohur

Ilia Kule

Kur kujtoj Ilia Kulen
Punonim turnin te trete
Ishte drite mbi Apollon
Drite bente mbi qytet

Ishte filozof i ndritur
Ish shkrimtar ish poet
Kish studiuar per kimi
Ish studiues ish profet

Kur i leshonte turbinat
Ne furtun apo ne shi
Sall e komandes jepte sinjal
Kur kish ndonje avari

Ilia ishte i zoti
Kish skicuar teknologji
Aty gjeti laburanten
Marie Kyrin e tij

Kur kish festa pervjetore
Pinte vere pinte raki
E gdhinte gjere ne saba
Bashk me shok me shoqeri

Kur ecte me ballin lart
Isht i thjesht, ish njeri
Ish i ktjellet ne mendime
Buronte filozofi

Kur kish shkelje ne ndermarje
Arroganc, Burokraci
Behej krah i puntorit
Nuk duronte padrejtesi

Po te ish Ilia sot
Do te ishte nje gjeni
Kamer e tij do te filmonte
Portretin e Fierit te ri

- poezi nga Qani Seferaj


- Poezia u dërgua nga Qani Seferaj -

Nuk ka akoma asnjë votë