A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
  • P
  • Paro
  • Kurvelesh Zemera Ime

Live Video

Video Link

Paro & Goliku - Kurvelesh Zemera Ime


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

17/10/2008

2008-10-17T07:04:32

Kurvelesh o mal mbi male
vapor i steresë mbi halle
heronja përmbi stërralle
burojnë në këngë e në valle

Kurvelesh zëmëra ime
përvëluar bërë thërrime

Këtu që para hënës
guri i babës dhe i nënës
dhe loton dhe ja merr këngës
këtu besa i ngjan rrënjës

Kurvelesh zëmëra ime
përvëluar bërë thërrime

Këtu çdo ditë është një datë
këtu çdo gjurmë është një shpatë
këtu shkëmbonjat me borë
kanë përmbysur perandorë

Kurvelesh zëmëra ime
përvëluar bërë thërrime

Këtu besa dhe betimi
trimëria dhe guximi
këtu i pari çlirimi
ku pi foshnja qumësht gjiri

Kurvelesh zëmëra ime
përvëluar bërë thërrime

Këtu majat s’quhen maja
përmbi ta janë bijtë e saja
këtu hordhitë e mëdhaja
hyjnë bejka dalin llaja…

Kurvelesh zëmëra ime
përvëluar bërë thërrime






Më Shumë...