A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ne bëjmë kërkime të vazhdueshme në Youtube, por nuk kemi arritur të gjejmë një videoklip për këtë këngë.

Kërko Video

Kenge Gjakovare - Dalngadalë Po Të Kërkoj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

18/05/2011

2011-05-18T00:06:15

I: Dalngadalë po të kërkoj
Megjithëse jam dëshpëru’ :I
I: S’kam ndërmend moj të kujtoj
Ti nuk qe lule për mu’ :I
Sikletin do ta duroj
Se me zemër prap të du’.
Si dhuratë po të dërgoj
Nji zamak tuj lulëzu’.
Kur të njofta t’pata thanë
Do t’vij koha me u nda.
Kujtimin që m’pate dhanë
Po ta kthej me lot tuj kja.
Me dëshirë moj të këndova
T’ledhatova bukurinë.
Synë e shkru’ unë shumë ta çmova
Por ma tepër dashuninë.
S’punon goja me ligjëru’
Se u dogja porsi prush.
Sado kohë që ka me shku’
Hallin tem s’do t’ma dijë kush.






Më Shumë...