A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Audio

Video Link

Ilir Shaqiri - Moj Shqipri Te Qofsha Fal


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

21/04/2014

2014-04-21T12:48:59

Moj Shqipni të qofsha fal-e o,
Ma ka djeg zemrën nji mall,
Për me t’pa njiher’ me sy-e,
E me qa nji dert me ty-e,
Du me’i hap flatrat e mia,
Fluturim t’vi nga Shqipnia,
Du me’i hap flatrat e mia hej,
Fluturim t’vi nga Shqipnia.

Moj nan’loke t’qofsha fal-e o,
Ma ka djeg zemrën nji mall,
Me t’i pa male e fusha,
N’sup’ malsorit si’i rrin pushka,
Skendërbeut t’ia ngacmoj kalin,
Edhe iher ta nisi vrapin,
Skendërbeut t’ia ngacmoj kalin hej,
Edhe iher ta nisi vrapin.

Moj nan’loke t’qofsha fal-e o,
Ma ka djeg zemrën nji mall,
Kot shum’ vjet kërkova botën,
T’falem nan’ ma hape portën,
Nji grusht dhe q’e kam marr’ me veti,
Nuk po m’len me nejt ma n’gjeti,
Nji grusht dhe q’e kam marr’ me veti hej,
Nuk po m’len me nejt ma n’gjeti.

Moj Shqipni të qofsha fal-e o,
Ma ka djeg zemrën nji mall,
Lirin’ du me ja kthye votrës,
Nji lug’ bosh me ja heq sofrës,
Du me vdek në kraht’ e tu,
Dheu i huj s’ka vend për mu,
Du me vdek në kraht’ e tu ehej,
Dheu i huj s’ka vend për mu.


Ky tekst u dërgua nga  LRamadani




Më Shumë...