A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Audio

Video Link

Ilir Shaqiri - Komandant Plaku


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  6

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

22/05/2012

2012-05-22T13:12:05

Këngë e albumit:

"Artist I Merituar"


Sa herë vimë n'Bushat te pragu
Në kujtesë na shfaqet plaku, o hej
Tungjatjeta o biri i Shqipes
Xheladini i Drenicës, o hej

Në Drenicë nuk heshtë grykëholla
Ku me i gjetë armët Kosova
Sa t'ketë ujë deti dhe Drini
Ia u bjen armët Xheladini o hej

Hee, kush është ai që kurr nuk ndalet, o hej
Plaku i luftës e thërrasin malet, o hej
N'shtab qëndrorë në rendë të parë
Bashkë me trimat clirimtarë, more hej

Nuk është plak por është i ri
Librin n'dorë e barutin n'gji
Për liri për Shqipëri

Sa herë vimë n'Bushat te pragu
Në kujtesë na shfaqet Plaku, o hej
Pushkë e pendë thonë përnjeherit
Plaku i luftës, falemnderit, o hej

Sa herë t'vjen daja tek varri
Ni tufe lule, dy lot malli
Dy fjalë burrash pengë na mbeten
Qou bre Plak mos na le vetëm, o hej

Hee, kush është ai që kurr nuk ndalet, o hej
Plaku i luftës e thërrasin malet, o hej
N'shtab qëndrorë në rendë të parë
Bashkë me trimat clirimtarë, more hej

Nuk është plak por është i ri
Librin n'dorë e barutin n'gji
Për liri për Shqipëri


Ky tekst u dërgua nga Altin Xhafa




Më Shumë...