A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Official Video

Video Link

Ilir Shaqiri - Mjerimi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  33

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

01/12/1989

1989-12-01T00:00:00

Këngë e albumit:

"Falë Të Qoftë Gjaku Kosovë"


Kafshate qe s'kapërdihet asht, or vëlla, mjerimi,
kafshate qe t'mbetet n'fyt e te zë trishtimi
kur shef fytyra t'zbehta e sy te jeshilëta
qe t'shikojnë si hije e shtrijnë duart e mpita
e ashtu te shtrime mbrapa teje mbesin
Por ju I leni pikat qe te vdesin
mjerimi s'ka fat por ka vetëm zhele
Zhele fund e majë, flamuj te një shprese

Mjerimi e ka sofrën e shëmtueme,
te duket e keqe duket e trishtueshme
na thonë fëmijë t'padijes e njerëz te përbuzjes
sepse duam si tjerët bukën e tryezës
mjerimi ka tavan me plot merimanga
ku hije njerëzish me mure plot danga
ku fëmijë i sëmur qan si shpirti I keq
tuj nukë gjinjtë e shterun e amës se vet
e kjo prapë shtazan mallkon zot e kan
mallkon frytin e vet e jetën e ranë
vallë i trishtueshëm asht djepi varfnis
ku fëmijët dridhen ne lot te urisë
mjerimi s'ka gëzim por ka vetëm dhimbje
dhimbje e uri qe t'bën qe te çmendesh
qe t'jap litarin e t'shkosh e te varesh
ose t'bëhesh fli i mjerë paragrafësh

por ti qëndro sa do qe t'jetë vështir
se kombi yt prêt një dit me t'mirë
me ballë te hapur po kalojmë nder shekuj
se t'shlyejn paçavrat e ne t'bëhem tempuj


Ky tekst u dërgua nga M.s   kalameri




Më Shumë...