A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Audio

Video Link

Ilir Shaqiri - Kush Të Vrau


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

01/12/1989

1989-12-01T00:00:00

Këngë e albumit:

"Falë Të Qoftë Gjaku Kosovë"


Pushka krisi, u flak qielli,
Çiftelis’ kuç ju ba teli,
Po ç’e k’puti, shpirtin fjala,
Kush të vrau, Jusuf Gërvalla?

Qau janari, me lot bore,
Për ni djal’, djal kosove,
Zemër t’fort’ si, shkëmb rugove,
Plagën n’gjoks, nga kush e more?

Hej mor nji piskam, Jusuf Gërvallës ju ba këng’,
Po, more po e gëzon, e gëzon nga zemra e kombit,
Ti më je, ti më je vigan.
Hej mor nji piskam, Jusuf Gërvallës ju ba këng’,
Po, more po e gëzon, e gëzon nga zemra e kombit,
Ti më je, ti më je vigan.

Diku larg të pikoi gjaku,
Larg nga pragu, larg nga fshati,
Nji pllamb’ dhe ty, nuk t’a lan’,
N’zemër t’vet’ shqiptari t’mban.

Për ty mall kan’ gur’ e dhe,
Jeta jote asht’ te ne,
Jeta, fjala amanet,
Grushtit kombit, forc’ i jep.

Hej mor nji piskam, Jusuf Gërvallës ju ba këng’,
Po, more po e gëzon, e gëzon nga zemra e kombit,
Ti më je, ti më je vigan.
Hej mor nji piskam, Jusuf Gërvallës ju ba këng’,
Po, more po e gëzon, e gëzon nga zemra e kombit,
Ti më je, ti më je vigan.


Ky tekst u dërgua nga  LRamadani




Më Shumë...