A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Audio

Video Link

Haxhi Maqellara - Sulçe Begu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  11

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

01/12/1988

1988-12-01T00:00:00

Këngë e albumit:

"Të Falemnderit Moj Tiranë"


I
Nji Topçi në Shkodër
Na ka dal me nam
Sulçe begu i vogël
Si ylli o me hanë

Sulçe begu i vogël
Si ylli o me hanë

Sulçe beg mor bir
Mos dil n'at zaman
Se cuca e Vezirit
Me ty ka o sevdan

Se cuca e Vezirit
Me ty ka o sevdan

II
Sulçe beg more djal
Ku m'ke fjetun mbram
Ke Veziri i Shkodres
Moj e zeza nanë

Ke Veziri i Shkodres
Moj e zeza nanë

Sulçe beg more djal
Nana të pata than
Se Veziri i Shkodrës
Ty don me te vram

Se Veziri i Shkodrës
Ty don me te vram

III
Dy kandilat ndez
Njoni ishte fik
Sulçe begun e vogël
Ma kan therr o me thik

Sulçe begun e vogël
Ma kan therr o me thik

Atje n'at çardak
Dy kandilat ndez
Sulçe begun e vogël
Ma kan pre o me këmbez

Sulçe begun e vogël
Ma kan pre o me këmbez

IV
Sulçe beg more djal
Veshma çat mintan
Marshalla o bre biro
çe paske o taman

Marshalla o bre biro
çe paske o taman

Sulçe beg more djal
Veshma çat jelek
Marshalla o bre biro
çtë paska o lezet

Marshalla o bre biro
çtë paska o lezet


Ky tekst u dërgua nga  arsimdiber




Më Shumë...