A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Haxhi Maqellara
  • Vendlindja:
  • Dibër E Madhe 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Sh.B.A. 
  • Mosha:
  • 66 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 11 Gusht 1953
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♌ Luani
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  19

Haxhi Maqellara është këngëtar i njohur. Të gjithë e njohim si një figurë të spikatur të historisë së muzikës së pastër shqipe. Veprimtaria artistike më e shkëlqyer e tij, pasqyron periudhën e viteve të ’80-ta, kur lëvizja kombëtare kishte marrë hov për çlirimin e Kosovës, prandaj dhe motivi patriotik merr me këngët e tij një tingëllim kushtrues e aktual. Nga ana tjetër, në repertorin e tij gjeti shprehje atmosfera e dasmës dibrane, përshkrimi i dashurisë rinore, mbi të gjitha malli i mërgimtarëve. Haxhiu, me veprimtarinë e tij artistike, konsiderohet themeluesi i një rryme të re muzikore, e cila sot e kurdoherë gjen vend në vatrat arbërore. Ai jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka kënduar më shumë se 40 vjet vetëm këngën folklorike dhe popullore atë, që si thotë ai, të pastër dhe me taban shqiptar. Haxhiu, është këngëtari që ka marrë deri tani, dhjetëra çmime dhe mirënjohje nga Kosova, Dibra e Madhe, Peshkopia, Tirana dhe shqiptarët e Amerikës.

E ka filluar karrierën në qytetin e lindjes, si anëtar në Shoqërinë Kulturore Artistike “Liman Kaba”, më pas për të vazhduar në Ansamblin “Ibe Palikuqi”, Shkup. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë, një djalë dhe dy vajza. Ka realizuar disa albume: "T'falemnderit moj Tiran", vitet '80, mepas "Jam Arshik" 2008, dhe i fundit "Nana ime" 2013.

Ai eshte i martuar dhe ka tre femije, nje djale dhe dy vajza. Jeton dhe vepron ne Amerike.

Më datë 8 Janar 2017, Haxhi Maqellara publikon videoklipin "Selim Rusi, Tribune E Lirise". Videoklipi u prodhua nga Chill Pro.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  saramk    arsimdiber  

Më shumë artikuj nga Haxhi Maqellara »