A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Live Video

Video Link

Glorja Dula - Fjala Si Diell Zemrën Ngroh


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

17/05/2019

2019-05-17T10:50:45

Teksti:

Irma Kurti


Glorja:
Sot ka ditëlindjen nëna ime,

Kori:
kjo ditë për ty është kaq e bukur,

Glorja:
dua të shkoj të mbledh ca lule

Kori:
në parkun ku zogjtë mbi degë ulen.

Glorja:
Sa i marr në duar
lulet ulin kokën,
s’di pse vyshken menjëherë.

Kori:
Lulet duan flladin,
dritën edhe ajrin,
vesën që ndrin si një perlë.

Refreni:
Një puthje dhe një përqafim
sot nënës unë mund t’i dhuroj,
t’i them që e dua aq shumë
se fjala si diell zemrën ngroh.

Do çelet buzëqeshja e saj
si gonxhe e bardhë në pranverë,
gëzimi i nënës do zgjasë,
nuk vyshket jo kurrë, asnjëherë.