A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Official Video

Video Link

Top 200

Enkelejda Arifi, Kastriot Tusha, Ilir Shaqiri, Selami Kolonja & Nikollë Nikprelaj - Nën Një Flamur Të Pandarë


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  379

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

19/11/2012

2012-11-19T15:12:59

Më Shumë Nga

Selami Kolonja

Më Shumë Nga

Nikollë Nikprelaj

Më Shumë Nga

Kastriot Tusha

Më Shumë Nga

Ilir Shaqiri

Video Produksioni:

Video Art


Nikolla...
N'ato bjeshk ku plaket bora
Bashk me lisat rriten trimat
Unë Malsor emrin e mora
Për liri shkrepa martina

Ma coptun Hotin e Grudën
M'i kan pre Plav e Guci
Nëpër vite ma prenë udhën
Jam Shqipëtar në MAL TË ZI

Kastrioti...
Shqiptar Bijt e Shqiponjës
Nën një flamur të pandar
Ndër shekuj i them botës
Përjetësisht jemi SHQIPTAR

Ndër breza historia
Na ka rritur luftëtar
Gjithmonë do t'jet Shqipëria
Sa t'ket dhe e gjak Shqiptar

Kori...
Gjithmon gjithmon
Do t'jet Shqipëri
Sa t'ket dhe
Edhe gjak shqiptar Ooo...

Selamiu...
Ku ka rreze të arsimit,
Ku ka fusha lule bor,
Ku këndojn kangët e Naimit,
Që nga Struga në Tetovë.

Ku valon gjaku i shqiptarit,
Ku na rrit nëna me halle,
N'gryk t'Radikës Gostivarit,
Ku rrjedh Drini n'Dibër Të Madhe.

Enkelejda...
Se ç'të prenë e se ç'tu sulën,
Çamëri, Çamëri, Çamëri, moj Çamëri,
Se ç'të dogjën Çamëri,
Çamëri, Çamëri, Çamëri, moj Çamëri,
Një mallkim ta preu udhën,
Çamëri ,Çamëri,
Muhaxhi pa tokë e shtëpi.

A s'më thua pse të vranë,
Të përzun në pabesi,
Nën e bab pa varr t'i lanë,
Moj martirja Çamëri.

Kastrioti...
Shqiptar Bijt e Shqiponjës,
Nën një flamur të pandar,
Ndër shekuj i them botës,
Përjetësisht jemi SHQIPTAR.

Ndër breza historia,
Na ka rritur luftëtar,
Gjithmonë do t'jet Shqipëria,
Sa t'ket dhe e gjak Shqiptar.

Iliri...
Nëpër shekuj je coptuar,
Për liri kurr nuk je lodh,
Për flamur duke luftuar,
Nuk u epe kurr KOSOVË.

Erdhi dita e bekuar,
Nëpër shekuj e ke prit,
Krah për krah sot je rreshtuar,
Ma e reja Republik.

Sëbashku...
Shqiptar Bijt e Shqiponjës,
Nën një flamur të pandar,
Ndër shekuj i them botës,
Përjetësisht jemi Shqiptar.

Ndër breza historia,
Na ka rritur luftëtarë,
Gjithmonë do t'jet Shqipëria,
Sa t'ket dhe e gjak Shqiptar.

Gjithmonë do t'jet Shqipëria,
Sa t'ket dhe e gjak Shqiptar.


Ky tekst u dërgua nga  arsimdiber   Djal1Keq




Më Shumë...