A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Kujtimi I Vjetër

Hapat hedh ngadalë dhe, Ty të mendoj,
Më del përpara syve kudo kur udhëtoj,
Një erë, një fllad, fryn me furi e të ftohtë,
Porse zemrën time, Ti e mban të ngrohtë..

Me të ëmblën puthje, kur Ty të ëndërroj,
Ulur diku, por Ti, larg po më qëndron,
Shumë pranë, afër, oh sa dua e të kërkoj,
Krrak, si pulëbardhë mbi det iki e fluturoj..

Mendimin më shtijnë në shpirt e në kokë,
Si perde e lehtë dallgët mbi supe dhe flokë,
Më rrëmbejnë dhe Mua me të tuat oshëtime,
Dielli në sy më bie plot dritë dhe ledhatime..

Si duart e Tua rrethuar te unë përqafime,
Eci hap ngadalë si fllad me feshfërime,
Kjo muzikë e ëmbël, shpirtin sa ma lëndon,
Rri ulur në një qoshe, dhe sytë e Ty të kërkon..

Një gllënkë pi ngadalë, por asgjë nuk më shijon,
Përpara syve të mi një çift bukur po vallëzon,
Si dikur të dy bashkë, kjo ndjenjat po mi zgjon,
Londroj në ujra dashurie, akoma me emocionë...

Jeta rrjedh, ikën, por Unë jetoj dhe do të jetoj,
"KUJTİM İ VJETËR " i ri do mbetet gjithmonë "...

- poezi nga Drita Porocani


Nuk ka akoma asnjë votë