A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

U Shkatërrua Ylli Me Pesë Cepa

U shkatërrua yll me pecë cepa, e shkatërruat,
copa - copa, të gjithë nga pak, e arritët më në fund,
njëri një pjesë, tjetri pjesë tjetër, lum si ju,
që keni kuptuar sa djall duhet të jesh në botë idhnake.

E kësisoj nuk bën më dritë jo, aspak nuk bën.
ylli me pesë cepa që ishte, si në rini të hershme,
nuk ka më as buzëqeshje, as dritë, as jetë, as liri,
por fshihet dku, bën jetë të zezë dhe të fshehtë, e thamë.

Kërkon të arratiset dhe nuk e lënë, e s’di se ç’bën,
dehet shumë dhe pi sa një krua, pi e dergjet, shumë,
në vetmi, në lodhje, në rrugën e jetës, larg është,
ama dijeni se dhe vobegët, pa cepa, sa të ketë zemër, ylli shkëlqen.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë