A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Këngë E Shiut

Rrugicat bëhen “të buta”, lëshuar mbi to rrëshirë e shiut,
derdhet ujë mbi njerëzinë, e pastron prej mëkateve që mbart,
e çadrat shkëlqejnë si ngjyra të ylberit,
teksa melankolia veç mbretëron kudo.

Një simfoni, një këngë e shiut nis,
reciton e këndon, buçet në malet tona vigane,
muzikë e mrekullueshme, ndez shpirtrat tanë,
vlon në thellësi zemrat e kallura.

Shiu përflaket në horizont në ngjyrë gri,
qielli qan me dënesë të madhe,
fjetur njerëzit, zgjuar janë ëndrrat, loti pushon mbi çatinë ngjitur,
zogu qëndron mbi degë gjysmë-të thyer.

Trumcakët trembin lakuriqët, ata dhe nata bëhen një,
e keqja dhe e mira nuk kanë kufij të qartë,
përzier në një mijë ngjyra, deti fryhet, lumi frymon, krojet kristal mërdhihin,
nën simfoni zemre, këngë e shiut, e shpirtit tim.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë