A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Nën Plumbat E Kallashnikovëve

Nën plumbat e kallashnikovëve, dridhet njerëzi e varfër,
vrasje e tmerr vrasin ëndrra fëmijësh, punë të pista të rriturish,
një zezonjë në vend, ndarje pa fund, gjak e mall, heshtje e lot,
viktima e trupa, vdekje për së gjalli dhe gjallësi në vdekje.

Si u bë njerëzia kafshë dhe kafsha njerëzi, ndryshuan vendet, me bekim të askujt,
liria që ka krahët e shkatërruar, avionët pushtojnë qiellin, oh, dheu i mardhur,
prej plumbash, prej rrënojash që kanë fytyrë lufte, klasat janë zbrazur, vendi nuk është më,
heshtje e terr, botë e masakruar, padrejtësia ligj e ligji për mbretërit, mbretërojnë maskarenjtë.

Nuk ka ç’bën Parisi, as Berna dhe as Roma, mos e gjeni drejtësinë se nuk vjen jo,
kriminelët me xhupa të zinj, vranë dhe më pas “kryeqytetet e bardha” sollën lirinë, por me gjak e lot ndër këmbë,
si qan fëmija, si hesht burrëria, si dridhet plaku e skëterret diell e dhe, o vetëtimë mbi njerëzi të pafajshme,
kufoma të gjalla, kufoma të vdekura, nën këmbët tanë, pritet jetë, oh viktimën ëngjëll të bardhë bëje Zot, se sot, derdhen në tokë, plumbat e kallashnikovëve.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë