A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Ëndrra dhe Shpresë

Këngë E Ëndrrave

Krahë jepuni njerëzve, krahë,
që të fluturojnë dhe në terr,
trumcakët e zinj tutje të arratisen,
e ndër fletët e bardhë të shfaqen ëngjëjt.

Tokën e zezë bëjeni pjellore,
qiellin e skëterrë flakërojeni,
me zjarr e yje vallëzuar, në qiellin kaltëruar,
e ëndrrat e fjetura në gjumin e natës, realitet të mund t’i bëjnë.

…ndaj krah jepuni njerëzve, krahë….

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë