A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Kënga E Magjisë

Një këngë do ta këndoj, magjishëm ndër fusha dhe male të blerta,
e në anët që kanë vdekur e gjallëri jo më s’ka, të mund të zgjohet shpresa,
e të ngrihen të vdekurit, e të gjallët të rikthehen, për një jetë të mirë, e të devotshme,
ku ndër krojet tona, ndër viset tona, ndër tokat e lëna trashëgim, të ndihet aromë e magjisë.

Kënga e magjisë mua më tërheq dhe më zgjon vetëm kujtime të vjetra, si verë në kantinë,
e bëhem unë ujë, bëhem prapë fli dhe ngrihem lart mbi retë e dendura, lart o në qiell,
si fyell bariu, si poezitë e Naimit, në tekste baritore shkëlqen ditë e re, e një udhë e mirë,
një diell që shëndrit, me të gjallët dhe të vdekurit, të bërë bashkë, në kocka e varre që zgjohen me tej-jetën.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë