A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Sytë E Bulqizës

Sytë e Bulqizës janë të trishtë, janë të foshnjës që qumështin e pi pasi prindërit janë nxirë në krom,
janë sytë e fëmijëve, që sillen rreth e rrotull e çojnë fëmijërinë në stoqe kromi, në kova e në përballje me errësirën e madhe,
janë sytë që flasin pa folur, janë loti i nënës për bijtë e bijat në minierën e nëndheshme ose jashtë Shqipërie,
janë sytë e tokës që prodhon kufoma e mortje, si fabrikë e tmerrit, trupat kallen e dergjen në hapësira të zeza.

E sytë e Bulqizës dëftojnë krimin e varfërinë, janë vdekja që na vjen ndër fytyrat tona të imëta,
janë realiteti që tringëllon në malet e larta, të cilat nuk mposhten, vetëm “hahen” përditë nga dhimbja,
sytë e Bulqizës janë kafshata që nuk falet, janë jetesa përditë me dëborë e shi, janë puna e rëndë të flesh si i vdekur,
janë këmba në varr e malli i fshehur, janë gjiri që trishtimin nuk e dëfton, janë ditët që zbardhin e kanë errësirë gjithmonë.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë