A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Emigranti Dibran

Një emigrant dibran vinte nga Greqia për në fshatin e tij në vendlindje, në Dibër,
e me vete kishte mallin, por edhe dhimbjen, sikundër vuajtjen e një njeriu që punë të rëndë kishte bërë në dhe të huaj,
parimor sa s’ka ku të shkojë dhe i besës gjithashtu, aq sa telefon i dhashë për të folur me fëmijët e ma ktheu me kafe e më ofroi raki, por nuk ia pranova se thjesht nuk e pi,
e ishte vërtetë njeri, që mendonte për fëmijët, e fytyrë e tij e bërë me rrudha të shumta, në atë rrugë me gropa e skorje, ishte dëftim i skamjes, që nuk mbaron kurrë.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë