A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Një Kryq E Një Shqiponjë

Një kryq i lartë vërtitet mbi Olimp, veç thërret: “Unë jam i parë”,
e ndër të është një shqiponjë, rrotull vërtitet dhe syrin e stërvit,
zbret tëposhtë e lart vijon të hipë, për ushqim, mbijetesë sillet vërdallë,
ngjitet tutje në mal, vjen shigjetë në hon, ta varin duan përmbi kryq.

Dy kombe kështu trubollohen, në gjak e skëterrë zgjidhin hallet e tyre,
në urrejtje valojnë flamuj, bandelora, racizëm ndër tokë, kudo, anembanë,
mendjet e kthjellta më kot shkatërrohen, bijtë bien në shtete, në dheun e përzier,
ndër këtë marri, ku valëvitet menderosja, lum kush e di, se shqiponjë e kryq, mund të mbretërojnë, bashkë, në qiellin e paanë.

Sikur të jetë e vërtetë tragjedi e Eskilit, si Mjeda, ju keni lirinë, ne hekrat kemi,
ne mbijetesën, dhimbjen e lotët, ju bukuria, miti, në doni Mesdheu, Egjeu,
të mund të hedhim tutje nëntokën e hirit, se të zezat askund nuk i do vendi,
në universin e lartë, në rrokaqiejt që ndizen, bëhemi bashkë, një, si Prometeu.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë