A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Natë E Zezë

Natë e zezë si kjo pis, e skëterrë dhe e tmerrshme shumë,
si tragjeditë e kësaj jete të flamosur, udhë e gjatë që ka fund të sigurt,
unë s’di përse më thërrasin Dionis, në ngjyrat e jetës, në raste e humb,
s’kam merak për veten, por dynja e tërë varrosur, në kallëpe mashtrimi zhytur.

Filozofi e jetës, një trishtim e bukuri pa fund, si errësirë e skëterrë, korba,
nga groposje po do të dal, pa fjalë shumë dhe në biseda fort jo, veç hesht,
të këqijat zhduki, hidhi në lumë, përzier mos kij me rrotulla dhe çorba,
as nder e gjak, drejtësi mos fal, dua të zhdukem përnjëmend në këtë natë të zezë.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë