A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Kujtime

O vendi im i ëmbël si mjaltë,
rritur me dhe, me lot e thërrime,
më mësove të largoj tutje djajtë,
të ‘udhëtoj’ në ato fusha, në ato kujtime.

Ndër mal të kreshtave të Korabit,
poshtë udhëtova ndër Drin të Zi,
nën parim: çdo njeriu ruaju, në fund jepi hakun,
u rrita ndër qiell të vërejtur, të nxirë.

Rritur shtati si në realitet e gjysmë –ëndërr,
ndër gjallesa, lavdi, marri, ithtësi e gëzime,
në këtë tokë, hodha hapa e përvesha mëngët,
harenë në shpirt se ç’e ndjeva, lirinë e plotë, gjoksi m’u ça prej lumturisë, zemrën peng e lashë, në të shkretat ata kujtime.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë