A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Goditja

Më goditën, si me rr’fe,
drejt e në shpatull,
thellë sa të mpihem e kurrë mos me qenë,
në gjendje, që të mundem, të reagoj.

E pashë në sy më sy, tradhtorët, të pabesët,
e një qyteti të madh, që të vobegtin e ha përditë,
dhe heshta, sot unë viktimë, mua më shkelin,
e nesër do të jetë ditë e re, e dëlirësisë, se dhimbjen, plagët e mia, unë
një më një do t’i shlyej, e mos u shqetësoni, këtu do më keni, hakmarrja, pa gjak, me drejtësi, si hyjni, do të vijë.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë