A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Djemtë E Kromit

Të zinj vijnë e bëhen, prej punës së lodhshme, tronditen e vriten
çdo herë në drita të errëta të Bulqizës, nënkampiones së Europës,
në kromin, nxjerr prej nëntokës së djallit, në dheun e fundit të jetës së njeriut,
nxjerrë prej shpatullash rinie, djerse të kriptë e gjakut të nëndheshëm.

Djemtë e kromit, ata maleve udhëtojnë me sytë mbyllur, rrisin brezat,
flamurtarët e punës, që e valëvitin fitoren për çdo herë në ngjyrat kuq e zi, në gjak e vdekje,
agimit ia çjerrin maskën, pamëshirshëm, e vrasin ditën, me kocka trimërie,
mbrëmjes, në ajër të përshtjelluar ndezin duhanin, e natës, frikën jo s’ia njohin, ata, djemtë e kromit.

Mbrëmje, Bulqizë, 2013

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë