A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ne Nga Bulqiza

Ne, dorëndryshkurit, që punojmë ditë e natë,
përkulur nëpër udhë të panumërt dhe në errësirë,
vëzhgojmë mjerimin dhe qytetin e ngrënë e pa bark,
lëvizim e s’pushojmë, e “hamë” përditë lumturinë.

Vagonët që i nxorëm, në baltë dhe në shi, me vullnet të hekurt,
që të furnizohet Europa, Kina, fluturojmë kromin ndër kontinente,
e ndër shpinën tonë e ngrenë pasurinë, bosët me kartat bankare,
që ndër dhimbjen tonë, pasurojnë bankat, lingotat e tyre të sëmura.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë