A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Fytyrëshumtët

Në ecejakje të jetës,
në ylberët shumë ngjyrësh,
sigurisht që do të ndeshesh,
edhe me fytyrëshumtët.

Ecën jetë si çmendinë e madhe,
digjet shpirti, si skeleti në llome hiri,
e nën skutat e kësaj nate,
shëndrrit vala përskaj Drinit.

E në ngjyrat e përmotshme,
Odiseja hyn djallëzisht,
maskat bëhen në një valle,
veç përdridhen ilirisht.

E një fytyrë si e Fedrës,
ngadhënjen në liri,
e përçunduar vjen e shfaqet,
nesër lind një diell i zi.

Në mëkatet e kësaj bote,
makiavelistët prijnë të parët,
ata që zezonjë e bënë vendin,
e na shtuan, rrudhat, hallet.

Ata Jozefin e poshtëruan,
në udhë të tij të perëndisë,
dhe Jezusin e helmuan,
edhe kryqin ia pështynë.

- poezi nga Dionis Xhafa


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3 / Votuan:  1