A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Funeral

Funeral, vdekje për së gjalli, kocka në dhe, sytë e mortjes,
mua sot më kanë tradhtuar, një thikë në shpinë fill ma kanë ngulur,
por të tradhtuan edhe ty i madhi Zot, “myslimanët” që bëjnë kinse sikur të besojnë,
Krishti vdiq në kryq, Muhamedi nuk ka çfarë të thotë, njeriu kafshë e ndyrë.

Po shoh sërish me sytë e mi atë tabelë ku shkruhet fjala: “Funeral”
dhe mallkoj unë me gjithë shpirt, me gjithë zemër, tradhëtorët shkofshin në varr, në djall,
ferr i Dantes dhe zjarr i shuar ata i mbuloftë, u shkatërrofshin dhe u nxifshin në katër anët,
një zezonjë, një mort i madh më ka kapluar, zverdhur vdekje bërë, varr i gjallë, o sa dhimbje, qani Hyj!

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë