A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Dramë E Jetës

Dramë e jetës, njerëzit e ligë, burgu i fëlliqur, hasana e mënxyrë, lidhje të ndyra, post pa krye,
maska plot, mafiozë po, vend i ndyrë, atdhe i nxirë, lindin nënat kriminelë, dashurinë mor ku e çojnë?
vrasje, dhunime, arrestime, drogë e mortje, ku vendi, ku paraburgimi, ku rruga, ku varfëria edhe moti i nxirë,
pabesia, tradhtia, shok pa shok, familjes vetëm besoji mik pa mik, rrugëve të vendit, në lugje të verdha të bjeshkëve të Tropojës, në Vlorën vend të krimit e maskarallëkut, eh dramë e jetës.

Komb i shqyer, lot i nënës, makinë e djegur, gjyqtar i korruptuar, lodhje e madhe, kanabisi e lidhje trafikanti,
zot pa zot dhe zot me zot, gozhdë mbi patkua e patkua mbi gozhdë, ndihmo të varfërin, por këtu i varfëri është i mbyturi dhe të mbyt ty, siç thuhet: “I mbyturi të mbyt”,
pasuri mbi djersë të ballit, kërruset kurrizi në vapë e në tmerr, rrugëve të Napolit, në qendër historike, madhështi e lashtësi,
që nga Bari, qytet i qetë dhe me valë deti, shoh përtej në horizonte, po tamam si Zef Serembe, shoh unë detin: ”Komb im, oh mjerim i shkëlqyer”.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë