A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Lavdi Për Poetët

Nuk kam guxim sigurisht por do të doja të bëja siç ka bërë poeti serb Branko Milkjoviç,
të varja veten në një pemë në parkun “Rinia” në Tiranë, por është dhimbje e madhe dhe nuk e duroj dot,
e të lë aty një shënim të madh, për të madhen më të bukurën dhe të trishtën njëherësh në jetë, atë dashurinë,
të lija një shënim ku të trondis këtë botë nga themelet me krejt çka është ky rruzull mbarë, që jeton me bajga përditë.

Në atë letër do të shkruaja që mos e vrisni lirinë, jo mos lirinë, lëreni mendimin të lirë, lëreni të lirë, të rrojë dhe të gëzojë.
dashuria mua më vrau shokët e mi, më dërgoi në gjyq, humba shoqërinë, dikush më tha: “ia vlen burgu për dashurinë”, edhe pse burg nuk kam bërë, por prapë më dhemb në shpirt, ndërgjegjja e “krimit” prej dashurisë,
në një letër do të shkruaja para se të var veten në një pemë te parku “Rinia” në kryeqytet një mesazh të madh dhe të vlefshëm për njerëzimin unë mendoj,
si Sokrati pak a shumë, ajo kohë ka qenë dhe është more njerëz, abuzuesit janë në pushtet, kush kërkon të thyejë abuzuesit shkon në burg e do thosha: “Të rrojë dashuria. Të rrojë dollia. Të rrojë vera. Të rrojë gëzimi, harmonia. Vdekshin tiranët, u kalbshin Zeusët. Vdekje tiranëve. Triumfofshin poetët. Rrofshin sa malet, frymë e tyre hyjnore, Zot”.

- poezi nga Dionis Xhafa


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1