A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Thjesht Një Hi

Thjesht një hiç, një hiç ne jemi, asgjë më shumë edhe hi që përfundojmë, po kështu jemi,
këtë gjë provova kur isha 13 vjeç edhe vdiq nga leucemia Fazlliu 14, më tej Bukuroshi në moshë me mua, nga aksident automobilistik,
në varrimin e Fazlliut unë isha, nënës i ra të fikët dhe në varrim jo nuk erdhi, babai ishte, edhe fshati i tëri i u derdh nga qendra drejt varrezave, ku të çon rruga për në kufi,
në kufirin ndërmjet shtetesh, u varros në orën 2 të drekës një djalë i ri, quhej Fazlli e na përshëndeste kurse tani u bë hi.

Nuk pati shansin të bëhet as baba, as të shijonte jetën e tij, edhe vdiq, në dhimbje qiellore, o Zot sa tmerr dhe lemeri, më dukej sikur toka po dridhej dhe ndërmend më vinte se në fund jemi vetëm hi,
kurse së bashku me të tjerë e hodha edhe unë një lopatë me dhe, edhe u ulëm që të gjithë, hoxha erdhi edhe thirri, kurse dheu veç u nxi, edhe qielli,
do ta mbaj mend unë atë djalë, edhe rrugën për në varrin e tij, atje larg larg larg ku bashkohet Shqipëria me Maqedoni, shtrihet varr i të ndjerit Fazli,
e mu trullos bota krejt se mbaja mend kur u takuam për herë të fundit i thashë në bilardo se unë nuk e duroj dot cigaren, kurse më tha: “Sa gjë e mirë”, ai ishte dje trup e zemër, kurse sot hi je, Fazlli.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë