A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Falje

Ju kërkoj falje, po falje miqtë e mi, unë ju kërkoj sot falje, për dashurinë e pushpurisur që më tronditi dhe u cmenda prej saj, falje,
dashurinë ta gjykosh me gjyq qenka e rëndë, por unë prapë dua të kërkoj falje, megjithëse dashurinë mbi të gjitha e vlerësoj,
unë prape dashurisë do ia kushtoj këtë jeten time, zemrën do ta caj dhe jetë e shpresa do të jap, përplot me dashuri,
le të më gjykojnë, në gjyq dhe në burg le të më cojnë po të duan ata, demonët e dashurisë, në shtyllë le të më varin, unë dashuri do të jap, gjatë tërë jatës sime, por prapë, ju lutem, falmëni!

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë