A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Taksisti

Ky është një vend i keq, ta dish, më i keqi në mos, edhe njerëzit janë të këqij,
të lindësh në Shqipëri është mundim i madh djalo, përvishu dhe jeto drejtësisht dhe nëse sheh padrejtësi largogu nëse s’mundesh ta përballosh,
mbaji mend këto fjalë, vendi, njerëzit, e zezë, si nata, si kjo rrugë, si kjo udhë, e prishur, pa afalt janë, ta dish djalë,
e një bakshish, i thashë do të ta lë se e meriton taksist, e më falënderoi shumë, qëndroi për disa minuta kur unë ikja nëpër errësirë drejt shtëpisë, qëndroi për siguri e ndër vete me vinte shprehja: “Ky është vend i keq, që ta dish”.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë