A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Unë Do Qaj

Unë do qaj – për viktimat e kësaj bote,
Unë do qaj – për ata që ëndrra kishin dhe nuk i realizuan,
Unë do qaj – se dashuria nuk mu realizua dot e ajo iku,
Unë do qaj – për atë se kjo jetë nuk qenka jetë, por vdekje e gjallë,
Unë do qaj – për vrasjet që ndodhin përditë, për ata që nuk patën faj,
Unë do qaj – për ata që donin dhe dëshironin kaq shumë por nuk e morën atë që donin,
Unë do qaj – për njerëzinë që do dhe është e mirë si e jona Nënë Terezë, do qaj, do qaj, sa një oqean me lot le të derdhet nga Adriatiku deri në Jon e deri në mbarë këtë botë, unë do qaj, e të hesht e të vritem në heshtje, një varr e dua në fund të oqeanit e unë do qaj me lotin tim me kripë të mbushet oqeani. Unë do qaj, zemra ime le të dashurojë e trupi im në hi le të kthehet. Unë do qaj.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë