A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Talentet E Vdekur

Sikundër është kjo botë ashtu ndodh në fakt, e mira shpesh zhytet thellë dhe më thellë, kurse e keqja del haptazi në shesh,
ja në këtë mënyrë ndodh fati edhe me talentet në futboll, në pikturë, art, letërsi, muzikë, me politikanët dhe shkrimtarët,
ata që shihen në skenë jo domosdo ata janë më të mirët, në mos ata kanë zhytur të tjerë që të dalin vetë e kështu ndodh edhe me pushtetin letrar apo artistik,
andaj talentet e vdekur janë një parcelë më vete, njerëz që e kishin talentin, por u vranë, vdiqën dhe kush, atë që e kishin në shpirt, nuk u la që ta “shpërthenin”.

Eh, talentet e vdekur, të shumtët në një parcelë të varreve pa emër, që shkuan me shpirtin plot dhe kund nuk kishin ku të zbrazen,
sot një elegji, një këngë në pllakë të varrit do ta këndoj për ta, se janë të shumtë, janë artistë, shkrimtarë plot që në të gjallë nuk u lejuan për shkak të veglave të pushtetit,
e ata janë në një parcelë të vetmuar dhe të heshtur, të frikshme dhe të zezë skëterrë si nata në një dimër të ftohtë dhe të acartë, por ta dini,
ta dini ju o të mjerë o të shkretë vdekatarë që në të gjallë i mbytët këta njerëz me talentin e pastër deri në qiell, ata që shpirtin e kishin prej artisti të madh, çohen çdo natë nga varret dhe si hije të rënda e të veshur me ngjyra e kostume që i kanë marrë në cirkun që aq shumë e donin, do të këndojnë me lodra dhe me cule.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë