A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Kohë E Turbullt

Kjo është një kohë e turbullt, këtë ta dini, zotërinj, kohë e turbullirave të pafundme dhe nuk gjendet një gjë normale,
këtë gjë mund ta vësh re në mënyrë të lehtë dhe të kollajtë them unë si në rrugët e atdheut, që janë sa plot po kaq bosh,
por edhe në rrugët e Europës dhe të botës ku atdheu yt jo nuk është me siguri, por se atje edhe në rrugë të humbura, jo vetëm të Italisë, Greqisë,
por edhe më andej, në kufijtë e Amerikës Latine e deri në Azi nëse kërkon, po me siguri edhe atje gjen përplot shqiptarë, zotërinj.

Le të turbullohen njerëzit dhe të “ikin” të gjithë, dikush arrestohet në Buones Aires për drogë, dikush vritet në Kuala Lampur, shqiptarë këta,
dikush me drogë në makinë është dhe ka frikë shumë nga policia e të tjera mekanizma të këtillë, përplot e mbushur sa nuk thuhet,
unë eci bulevardit të Tiranës, në zemër të qytetit të shtetit të shqiptarëve, edhe këtu politika vrau katër vetë, në këtë kohë me shi dhe lagem vetëm, nuk dua as edhe një njeri, askënd unë nuk e dua,
e zotërinj di të them se në aeroport mund të jetë duke ndodhur një ndarje, në spital dikush po vdes, është trishtim, është kohë e turbullt.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë