A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Fiskaja

Çmendesh, veten do të hash me dhëmbë, tranohesh krejt, prej një detaji pa detaj,
një harresë është si hemorragji, dhimbje e pashërueshme, një vdekje ndërsa jetën je duke e jetuar,
rëndë, në një errësirë të plotë, është absurdi i jetës, që të vret si me thikë, si kasap vritesh e pritesh, ah ç’dhimbje o Zot,
e tëra gjendet në një vend, gjithë dhimbja, gjaku që shkon rrëke përmblidhet në një emër, në ca sy dhe në një fiskajë.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë