A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Sonet (2)

Një këngë, në udhë të institucionit AA, kumbon ndër shkallë të mermerta, e të çan kraharorin më dysh,
e më tutje trishtë të del këmisha e përgjakur, e kuqe flakë dhe një kafkë që pëlcet në mes, sikur goditet me çekiç,
ndër oda të muzikës, të artit, të pikturës, një zë këtu, një faust atje, një melodi që pëlcet mall, një zemër blu,
e therr, e djeg, e vret, si dridhet dora e digjet shkrumbë kur preket prej valës së nxehtë të vajit në tenxhere në enë për skuqje, Zot.
Melodi e flamujve të trishtimit dhe të melankolisë, e mallit dhe e një harresë që s'do të jetë e tillë, por shtrëngohet të jetë,
sikur zhytesh poshtë në ujë e në oqean të vetmisë dhe kockat sikur një rul të shkrihen, të shkriftohen e të myken ngadalë,
një vajzë ndër katër mure, fat i zi në atdheun e trishtë, reklama e bardhë me zezonjë brenda, e ç'zezonjë, shumë e zezë,
forcë e shtypjes është kaq e madhe, sa nuk lëviz piston e në do ta lëvizësh, prit për veten fundin, një arkivol, zi. Jo s'ka Zot.
Trishtimi është zgavër e madhe sa një shpellë fizike, e paragjykuar ndër shekuj, mot e mot, në kohë e në kohë,
e vërteta prej faktit nuk domethënë që atë ta përkrahin shumica, edhe një individ i vobegtë mundet ta ketë atë dhe tjerët të jenë krejt gabim,
por e vërteta fshihet thellë, shpesh as që duan ta shohin, e nëse mund ka për ta nxjerrë në sipërfaqe, mendo më së pari zhytjen shtatë pashë. E nëse kështu është, Zot a mund të ketë?

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë