A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Trishtim

Vdekje Si Kjo

Unë po vdes e dashura ime, mbi këtë gotë dhe mbi këtë kafe të këtij lokali, e dashur,
a më shikon sesi gjaku më është helmuar edhe rrjedh dhimbje e trishtim, se unë po vdes, po ngordh për së gjalli, moj,
e në vdekje sot po pi gllënkën e fundit të ujit jetësor, se venat e mia nuk janë më, kanë dalë krejt jashtë funksionimit,
edhe trupi, edhe zemra, edhe mushkëri e çdo organ jetësor po më tretet, sikur kam pirë mall “krokodil”, moj e dashura ime.

Unë shoh gjak në duart e mia, këputur jam dhe nuk kam fuqi, më merr me vete në ikjen tënde, po të lutem, të përgjërohem unë sot,
ah ç’vdekje qenka kjo, ndjej teksa goditem në stomak sikurse me një çekan dhe një xham kam në fyt, ah, po, oh ç’dhimbje që ndjej dhe kam frikë se po vdes,
dhe u çova krejt hutuar, pa energji, këputur, sëmurë, vrerosur në fytyrë dhe bërë katran, ah e dashur, si ike kështu, në këtë vjeshtë me gjethe shumë,
e kështu unë provova vdekjen, vdekje e parë në jetën time, dhe eci pa e ndjerë kërrkund veten, tjetër imazh ka kapluar gjakun tim, qenien time, ah vdekje, vdekja e parë në jetën time.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë