A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ajër I Natës

Ajri i natës është lëmshi në fyt pas ditës të lodhshme dhe rraskapitëse,
është bota e përzier dhe artistike e globit së përmbysur pas rënkimeve dhe shkërmoqjes të kockave,
zhduken përbindëshat në ajër të natës, në frymëzim djaloshar në provën e parë të jetës së rëndë, në tetë orë të shkatërrimit të shtyllës kurrizore,
dhoma e vogël, dritë e hijshme dhe fruti e darka e vocërr e pështjellimit që sjell mortja e madhe, në pushimin e jehontë, të kockave të fjetura e ëndrrave që kërkojnë të bëhen realitet në rrugica e në trotuare të fikëta.

Gjitha mëkatet e natës derdhen tjetër kund, jo në dhomën e vogël të varfër dhe pa re të zeza,
një rrugë e parrugë derdhet tej, larg një atdheu të heshtur dhe me bëma të tmerrshme që ziejnë ndër kazanë të hidhura, në rrobat e bardha të atdheut lum kush zhytet, në enën me valën e nxehtë ka groposje e lot të përmallshëm,
nga dhoma përdhese në komunën e fshehur, në lodrimet e fëmijëve e zonat e lodhshme, në prodhimin e bollshëm e tokën e djegur, në varret e njerëzve që jetuan dhe (s) vdiqën, ka një ajër nate, më e fortë se heroina që thith ndokush në skuta të panjohura, fshihet kuptimi më i thellë i jetës. Edhe në llomin e madhëruar të fundit të botës, ka diçka artistike, që peshë e në qiell e ngre shpirtin e vuajtur.

- poezi nga Dionis Xhafa


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1