A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Llumi I Llumit

Një vend ku jeton se tjetër s'ke ku shkon, sikur një hu të ka hyrë në ije,
është trishtimi i banorëve të vet që shtojnë ligësinë si borë e keqe, që derdhet lugjeve krejt të zeza,
se atdhe shpesh në jetë mundet të mos jetë atdheu ku ke lerë, e sidoqoftë shenja lë, një trishtim, një mall, një zë dhe gërvshtje dikund,
atdheu i zi, që diellin kur e pa verbërinë provoi, se diejt nuk shkëlqejnë për të mjerët në vende pa vend.
Një jetë njeriu, e mbyllur mes katër muresh, në mes trishtimit dhe melankolisë, mes harresës dhe marrisë,
një lot nga qielli, një mot prej Zotit, një flakërimë që ndërrin e zjarrtë, nën frymë të pafajshme ëngjëllore, zi e mort, fat i trishtë i hënës blu, bukuri e lumturi e fëmijës,
që qesh lodron, fle e zgjohet në verën e grishur prej reve blu, për të nesërmen më të mirë, të një bote që merr flatra të lepurushëve,
që e largon njëherë e mirë të zezën tonë, flakën e zezë, atdhe i marrë që ngarkohet në shpinë të njerëzisë, me kujtime të amullta.

- poezi nga Dionis Xhafa


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  1 / Votuan:  1