A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shoqerinë

Shakaja Më (E Hidhur) E Njerëzimit

Një fotografi e një burri të skuqur dhe i verdhë dyll në fytyrë ishte në librari,
e kush e shihte qeshte dhe lodronte, një shaka, si shakaja më e hidhur e njerëzimit,
e kështu ndërsa njerëzit e thjeshtë bëjnë shaka me të tillë fenomen në jetën e përditshme, e marrin me të qeshur le ta themi,
kështu gjërat e vogla sot më 2017 janë bërë të mëdha dhe shakaja ka triumfuar, shakaja, ajo më e hidhura.

Shakaja më e hidhur e njerëzimit na shfaqet kudo, për shkak se kushddo nga ne nuk do të jetë një milingonë në punën e vet,
por ka shumë që duan ta pushtojnë si kuçedër atë të shkrëtë burim dhe të tjerëve gjë mos t’iu lëmë,
e kështu si shkak i egos së madhe, të pafre të njerëzimit, ka lindur shakaja, që kur e bën të tillë shaka,
sa qesh, qesh me të madhe, por është buzëqeshja më e hidhur e njerëzimit, që çon vdekje në glob, deri në Afrikë. Dhe qeshje ka, humor banal dhe cinizëm, me shakanë më të madhe të njerëzimit.

- poezi nga Dionis Xhafa


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  1 / Votuan:  1