A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Zyrë Dhe Natyrë

Zyra ndonjëherë duket si burg, njerëzit që punojnë në të janë kthyer në salamandra,
krisin kokat, nxehen çështjet, ky është pro këtij dhe kundër atij se ai nuk do që ky të jetë ai që është,
e rëndë dhe padrejtësi puna e zyrës, një zymtësi e madhe dhe zezonjë që përjetohet në çdo vend,
është mizëri koke, dhimbje dhe njerëzit që ushtrojnë pushtet me pamëshirë, krejt pa ndalë e pa pyetur hiç njeri.

E kundërta e zyrës, e shkronjave, letrave dhe pafundësisë së burokracisë, apo stërkëmbëshave, ku nuk ka njeri, është natyra,
njeriu, aty ndihet lirë, krejtësisht natyral, si një person që rritet si pema, pa probleme dhe pa smira, as mashtrime,
e kështu dallimi është i qartë, si pasqyrë që shëmbëllen të vërtetën e madhe me projektorë të mëdhenj në qiellin e paanë,
zyrë dhe natyrë, i ndan në mes një mënxyrë.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë