A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Poetët

Dy poetë, njëri më mëndjemadh se tjetri, zihen e përleshen egërisht,
prapa Pallatit të Kultuës të shtetit pa ndonjë kulturë të madhe e të rrënuar ekonomikisht,
të dy recitojnë si bilbilë në pallate të sporteve, për logot e partive, në fushata, në fushqeta të tëra,
ata dy poetë, njëri më flakërues se tjetri, që shkëlqejnë në fytyrë kur marrin lëvdata e krenari, sa vetveten nuk përmbajnë.

Dy poetë, njëri më mendjemadh se tjetri, zihen e përleshen egërsisht,
prapa Pallatit të Kultuës të shtetit pa ndonjë kulturë të madhe e të rrënuar ekonomikisht,
në rrathët e cinizmit dhe urrejtjes mbyllur gjithësekush prej tyre, ata mendjengriturit, atdheun që behar e lavdi e bëjnë kur është varr,
ata, të lartësuarit e të lartësuar, ata mediokrit e mediokritetit.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë