A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Dielli Në Perëndim

E sheh diellin, është duke perënduar,
ngjan sikur është duke bërë me sy,
retë purpurt kanë marrë ngjyrë të tijën, kuqerremtë,
se është perëndim.
ti vetëm kaq sheh, bukuri, madhështi, ngjyra plot.
Po përtej mundem dhe shoh,
edhe natën, tinëz kur vjen arrij ta dalloj, fare qartë,
si një sy që sheh xhamin e një vitrine të mbushur plot.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë